Ofiqaria

Udhëzues për palët:

I. CERTIFIKATË JETE
1. Kërkesa
2. Letërnjoftimi ose pasaporta valide (fotokopje)
3. Pala të jetë prezent personalisht te zyrtari kompetent
4. Vendimi i pensionit-për shfrytëzuesit e pensionit (fotokopje)
5. Pagesa e taksës.
 
II. CERTIFIKATË VENDBANIMI
1. Kërkesa në zyrën nr.1-arkiv
2. Letërnjoftimi i UNMIK-ut (fotokopje)
3. Dokumenti për posedim në pronësi personale shtëpi ose banesë, apo kontrata mbi qiranë (nëse shfrytëzohet me qira objekti) të vërtetuar në Gjykatën kompetente (fotokopje)
4. Dëshmia mbi afërsinë familjare me pronarin-shfrytëzuesin juridik të objektit (fotokopje)
5. Pagesa e taksës.
 
III. CERTIFIKATË E JETËS NË BASHKËSI FAMILJARE
1. Kërkesa në zyren nr.1-arkiv
2. Letërnjoftimi-fotokopje
3. Certifikata e lindjes-kurorës (fotokopje)
4. Certifikatat e lindjes për gjithë anëtarët e familjes së ngushtë me të cilët jeton në bashkësi familjare (fotokopje)
5. Pagesa e taksës.
 
IV. CERTIFIKATË MBI STATUSIN MARTESOR
1. Kërkesën në zyrën nr.1-arkiv
2. Certifikata e lindjes-origjinali
3. Deklarata me dy dëshmitarë që posedojnë letërnjoftime të UNMIK-ut. Procedura e dhënies së deklaratës kryhet te zyrtari kompetent komunal
4. Nëse pala ësht shkurorëzuar-Aktgjykimin mbi shkurorëzimin nga Gjykata kompetente vendore
5. Nëse pala ka prish martesën në botën e jashtme atëherë aktgjykimi i atij shteti duhet të pranohet me aktvendim të Gjykatës së Qarkut, si dëshmi në procedurë
6. Nëse pala jeton jashtë Kosovës, duhet edhe vërtetimi nga NOTARI i atij shteti që pala nuk ka të lidhur martesë në atë shtet, ose nga ofiqaria e gjendjes civile
7. Pagesa e taksës.
 
V. VËRTETIM VENDQËNDRIMI
1. Kërkesa në zyrën nr.1-arkiv
2. Pasaporti valid i palës që kërkon vërtetimin-fotokopje
3. Letërnjoftimi i nikoqirit-pronarit të shtëpisë ose banesës-fotokopje
4. Dëshmia e nikoqirit mbi pronësinë-shfrytëzimin e shtëpisë-banesës-fotokopje
5. Pagesa e taksës.
 
VI. VËRTETIM IDENTITETI
1. Kërkesa në zyrën nr.1-arkiv
2. Letërnjoftimi ose pasaporta valide-fotokopje
3. Dokumenti që është kontestues me identitetin e palës-fotokopje
4. Deklaratat e dy dëshmitarëve (me letërnjoftime ose pasaporta të UNMIK-ut) mundësisht të familjes së vetë dhe që i përkasin moshës sa më të vjetër dhe që i njofin mirë rrethanat për rastin konkret, si dhe taksa.
5. Pagesa e taksës.
 
VII. VËRTETIM PËR PRANIMIN E MJETEVE MATERIALE
1. Kërkesa në zyrën nr.1-arkiv
2. Certifikata e lindjes e personit që punon në botën e jashtme-fotokopje
3. Adresa e saktë e vendbanimit dhe ndërmarrjes ku punon pala në botën e jashtme
4. Certifikatat e lindjes për vëllezër e motra-fotokopje, gjersa për prindër-letërnjoftimet
5. Deklarata e palës (nga familja e ngushtë) që ka pranuar mjete shumën e mjeteve, përfshirë edhe të dhënat për të hyrat vjetore në familje nga gjitha veprimtaritë
6. Pagesa e taksës.
 
VIII. CERTIFIKATË QË MBAN FAMILJEN
1. Kërkesa në zyrën nr.1-arkiv
2. Certifikata e lindjes-kurorëzimit e personit që punon në botën e jashtme-fotokopje
3. Adresa e saktë e vendbanimit dhe ndërmarrjes ku punon pala në botën e jashtme
4. Certifikatat e lindjes për vëllezër e motra–fotokopje, gjersa për prindër-letërnjoftimet
5. Pagesa e taksës.
 
IX. CERTIFIKATË FAMILJARE PËR PENSIONISTË
1. Kërkesa në zyrën nr.1-arkiv
2. Vendimi i palës mbi pensionimin nga bota e jashtme-fotokopje
3. Letërnjoftimi ose pasaporta valide e palës-fotokopje
4. Certifikata e lindjes-fotokopje
5. Certifikata e kurorëzimit-fotokopje
6. Certifikatat e lindjes për fëmijët e pamartuar, gjersa për fëmijët e martuar certifikata e kurorëzimit
7. Pagesa e taksës.
 
X. VËRTETIMI PËR SHTESA FËMIJËRORE
1. Kërkesa në zyrën nr.1-arkiv
2. Certifikata e lindjes së aplikantit për shtesa-fotokopje
3. Certifikata e kurorëzimit për prindërit ose letërnjoftimet e tyre-fotokopje
4. Vërtetimet përkatëse nga shkollat për qdo fëmijë
5. Pagesa e taksës.
 
XI. DEKLARIM PERSONAL PËR PENSIONISTË
1. Kërkesa në zyrën nr.1-arkiv
2. Letërnjoftimi ose pasaporta valide-fotokopje
3. Certifikata e kurorëzimit-fotokopje
4. Certifikatat e lindjes (për fëmijët e pamartuar) gjersa të kurorëzimit për fëmijët e martuar
5. Pagesa e taksës.
 
XII.VËRTETIM PËR SHPENZIMET E VARRIMIT
1. Kërkesa në zyrën nr.1-arkiv
2. Certifikata e vdekjes-vërtetimi mbi vdekjen e personit
3. Dëshmia mbi afërsinë familjare te aplikuesit me të vdekurin (letërnjofti, certifikata e lindjes, kurorëzimit etj.)
4. Dëshmitë-provat materiale mbi çdo shpenzim të krijuar veç e veç për përgatitje dhe varrim.
5. Pagesa e taksës.
 
XIII. VËRTETIMI I ORIGJINALITETIT TË DOKUMENTIT
1. Dokumenti origjinal për të cilin duhet të vërtetohet origjinaliteti
2. Dy fotokopje të çdo dokumenti për të cilën vërtetohet origjinaliteti
3. Taksa për çdo akt-kopje të vërtetuar.
VËREJTJE: Nuk vërtetohet origjinaliteti i dokumentit të lëshuar nga organet paralele.
 
XIV. VËRTETIME TË NDRYSHME SIPAS SPECIFIKAVE TJERA
Palëve në procedurë të rregullt administrative mund t`iu lëshohen edhe certifikata e vërtetime tjera sipas specifikave dhe nevojave eventuale “ad-hoc” nga rasti në rast.
 
XV. CERTIFIKATA E LINDJES
1. Kërkesa te ofiqari - i autorizuari
2. Shënimet nga librat e amzës për regjistrimet e lindjeve të periodës përkatëse
3. Certifikata e vjetër e lindjes-fotokopje (rastet e lindjeve para vitit 1981)
4. Të shfrytëzohen fletëparaqitjet nga spitali (rastet e lindjeve pas vitit 1981)
5. Pagesa e taksës.
 
XVI. CERTIFIKATA ZËVENDËSUESE E LINDJES
1.Kërkesa te ofiqari (i autorizuari)
2.Dokumenti personal i vjetër i lëshuar para vitit 1999 si: Certifikatë të kurorëzimit, letërnjoftim, pasaportë, index diplomë, dëftesë shkolle, patent-shofer etj.- fotokopje
3. Certifikatë e kurorëzimit të prindërve ose dy letërnjoftimet e tyre - fotokopje
4. Pagesa në emër të taksës komunale.
 
XVII. CERTIFIKATA E KURORËZIMIT
1.Kërkesa te ofiqari-i autorizuari
2. Shënimet nga Librat e Amzës për regjistrimin e martesave të periodes përkatëse
3. Certifikatë e vjetër e kurorëzimit-fotokopje
4. Pagesa e taksës.
 
XVIII. CERTIFIKATË ZËVENDËSUESE E KURORËZIMIT
1.Kërkesa te ofiqari-i autorizuari
2. Shënimet nga procesverbalet martesorë të vjetër
3. Procedurë e zhvilluar nga zyrtari kompetent i Sektorit, për verifikimin e provave mbi ekzistimin e martesës përkatëse përmes deklaratave dhe shënimeve zyrtare dhe nxjerrja e Konkluzionit përkatës nga drejtori i Drejtorisë për riregjistrimin e asaj martese në librat përkatëse dhe lëshimin e certifikatës zëvendësuese.
4. Pagesa e taksës (nëse nxirret Konkluzioni).
 
XIX. CERTIFIKATA E VDEKJES
1.Kërkesa te ofiqari-i autorizuari
2.Shënimet nga Librat e Amzës mbi regjistrimet e vdekjes të periodës përkatëse
3.Certifikatë të vjetër të vdekjes, për palën përkatëse
4.Pagesa e taksës.
 
XX. A K T V D E K J A
1. Kërkesa te ofiqari-i autorizuari
2. Certifikata e vdekjes (origjinali)
3. Certifikata e lindjes dhe letërnjoftimi apo pasaporti i personit antarit të ngushtë të familjes (ose të autorizuarit) që kërkon Aktvdekjen - fotokopje
4. Deklarata e palës-kërkuesit të aktvdekjes mbi afërsinë familjare, numrin dhe rendin e trashëgimtarëve të të vdekurit
5. Lista poseduese dhe dëshmitë tjera eventuale (kontrata, tapia, testamenti etj) mbi posedimin e paluajtëshmërisë së personit të vdekur
6. Pagesa e taksës komunale.
 
XXI. REGJISTRIMET E LINDJEVE
1. Fletëparaqitja prej institucionit të maternitetit për të posalindurin
2. Certifikata e kurorëzimit për prindët e të posalindurit
3. Deklaratat e dy prindërve mbi pranimin e atësisë proces -verbali nëse prindërit e të posalindurit nuk janë të kurorëzuar
4. Nëse fëmija është i lindur jashtë institucionit shëndetësor, pala në procedurë duhet të sjellë Vërtetimin mbi vaksionimin e fëmijës (BGZH.vaksina) nga institucioni përkatës si dhe deklaratat e dy dëshmitarëve, të cilët i njohin rrethanat e lindjes së atij personi, taksa për deklaratë të çdo dëshmitari
5. Dokumentet personale identifikuese për prindërit e të posa-lindurit (letërnjoftimi ose pasaporta).
 
XXII. REGJISTRIMI I FËMIJËS SË GJETUR - AKTVENDIMIT TË QENDRËS PËR PUNË SOCIALE OSE AKTGJYKIMIT VALID
1. Raporti nga policia i dërgohet Qendrës për Punë Sociale e cila pastaj bie Aktvendim për regjistrimin e fëmijës së gjetur me gjitha shënimet e sakta për personin e gjetur
2. Zyrtari për regjistrim - ofiqari në bazë të Aktvendimit të Qendrës për Punë Sociale bënë regjistrimin e fëmijës në Librin e Amzës së të lindurve për atë teritor dhe në shtyllat (rubrikat) e librit të Amzës ku duhen të shënohen gjeneralitë e fëmijës. Shënohet teksti në mënyrë vertikale me të dhënat nga Aktvendimi siç janë: kush e gjeti fëmijën, ku, kur e gjeti etj.
3. Sipas Aktvendimit të Qendrës për Punë Sociale mbi ADOPTIMIN E PLOTË të fëmijës me ç`rast të dhënat për prindër i shënohen ato të cilat i kanë bashkëshortët adoptues, gjersa te ADOPTIMI JO I PLOTË (kur palës i caktohet kujdestari) në shtyllën (rubrikën) ”Vërejtje” të Librit të Amzës do të konstatohet caktimi i kujdestarisë - pra shënimet e prindit nuk i ndërrohen
4. Regjistrimi sipas Aktgjykimit të Gjykatës kompetente do të bëhet me rastin e vërtetimit të atësisë-amësisë vetëm pas plotëfuqishmërisë së Aktgjykimit.    
 
XXIII. REGJISTRIMET E MË VONSHME TË LINDJEVE
1. Kërkesa në zyrën nr.1-arkiv për regjistrimin e më vonshëm
2. Fletëparaqitja e institucionit të maternitetit për të lindurin
3. Certifikata e kurorëzimit për prindërit e fëmijës që duhet regjistruar-fotokopje
4. Letërnjoftimet apo pasaportat e prindërve të fëmijës që regjistrohet
5. Deklaratat e dy dëshmitarëve (me letërnjoftime ose pasaportë valide) që din dhe njohin të gjitha rrethanat e asaj lindje, pagesa për deklaratë-dëshmitar
6. Procedura e zhvilluar nga zyrtari kompetent dhe nxjerrja e Aktvendimit mbi regjistrimin e mëvonshëm të lindjes për personin në procedurë.
7. Pagesa e taksës.
 
XXIV. REGJISTRIMI I FËMIJËVE TË LINDUR NË BOTËN E JASHTME
1. Certifikata origjinale e fëmijës, lindjen e të cilit duhet regjistrur në Kosovë (e përkthyer në gjuhën zyrtare të paraparë në Kosovë)
2. Certifikata e kurorëzimit të prindërve të fëmijës që regjistrohet (fotokopje)
3. Pasaportat ose letërnjoftimet valide të prindërve që e regjistrojnë fëmijën (fotokopje)
 
XXV. LIDHJA E MARTESAVE - KURORËZIMI
1. Kërkesa për lidhjen e kurorëzimit te ofiqari
2. Certifikatat e lindjes për dy palët e interesuara për kurorëzim (origjinal)
3. Certifikatat - Vërtetimet e statusit martesor për dy palët (origjinal)
4. Plotësimi i procesverbalit mbi lidhjen e martesës nga palët dhe dëshmitarët
5. Letërnjoftimet ose pasaportat valide të palëve që lidhin kurorë dhe dëshmitarëve
6. Prezenca obligative e dy palëve që lidhin kurorë dhe dëshmitarëve në momentin e lidhjes së kurorës
7. Për palët e shkurorëzuara duhet bashkangjitur edhe aktgjykimin mbi prishjen e kurorës nga Gjykata kompetente ose aktvendimin mbi pranimin-njohjen e aktgjykimit
8. Certifikata e vdekjes së bashkëshotit të mëparshëm (nëse ka ndodhur vdekja)
9. Te personat jomadhorë, aktvendimi i Gjykatës mbi lejimin e martesës
10. Pagesa e taksës, e cila dallon, varesisht se ku kryhet kurorezimi (brenda apo jashte selisë së Drejtorisë).
 
XXVI. KURORËZIMI ME SHTETAS TË HUAJ
1. Kërkesa në zyrën nr.1-arkiv
2. Certifikatat e lindjes për dy palët (origjinale)
3. Vërtetimet mbi statusin martesor për dy palët (origjinal)
4. Pasaportat ose letërnjoftimet për dy palët (fotokopje)
5. Vërtetimin mbi vendbanimin e palës nga shteti ku jeton (fotokopje)
6. Prezenca obligative e dy palëve që lidhin kurorë dhe dëshmitarëve në momentin e kurorëzimit
7. Aktvendimi i Gjykatës kompetente mbi lejimin e martesës për personin jomadhor
8. Plotësimi i procesverbalit mbi lidhjen e martesës nga palët dhe dëshmitarët
9. Palët e shkurorëzuara duhet bashkangjitur edhe Aktgjykimin mbi prishjen e kurorës nga Gjykata kompetente ose aktvendimin mbi pranimin-njohjen e aktgjykimit
10. Certifikata e vdekjes së bashkëshkëshortit (nëse ka ndodh) dhe pagesa e taksës.
 
XXVII. REGJISTRIMET E MARTESAVE TË BËRA JASHTË KOSOVËS
1. Certifikata origjinale mbi lidhjen e martesës nga shteti tjetër ku pala ka lidh martesë (e përkthyer në gjuhën zyrtare të Kosovës)
2. Letërnjoftimi ose pasaporta valide
3. Kur është certifikata e pakompletuar me shënimet e prindërve, pala duhet të sigurojë edhe certifikatat e lindjes për dy bashkëshortët
4. Taksa komunale.                                
 
XXVIII. REGJISTRIMI I VDEKJEVE
1. Dëshmia nga Institucioni shëndetësor mbi vdekjen e personit ose aktvendimi i Gjykatës kompetente mbi shpalljen e personit për të vdekur (origjinali)
2. Letërnjoftimi ose pasaporta e personit të vdekur (fotokopje)
3. Pagesa e taksës komunale.
 
XXIX. REGJISTRIMI I MË VONSHËM I VDEKJES
1. Kërkesa në zyrën nr.1-arkiv
2. Dëshmia nga Institucioni shëndetësor mbi vdekjen e personit ose aktvendimi i Gjykatës kompetente mbi shpalljen e personit për të vdekur (origjinal)
3. Deklaratat e dy dëshmitarëve të cilët janë në dijeni të drejtëpërdrejtë për vdekjen e personit të lartshënuar dhe pagesa për një deklaratë të dëshmitarit
4. Nxjerrja e aktvendimit mbi regjistrimin e më vonshëm të vdekjes nga zyrtari kompetent
5. Letërnjoftimi ose pasaporta e personit të vdekur
6. Pagesa e taksës komunale.
 
XXX. REGJISTRIMI I VDEKJEVE TË NDODHURA JASHTË KOSOVËS
1. Certifikata e vdekjes për personin e vdekur jashtë Kosovës (e përkthyer)
2. Letërnjoftimi ose pasaporta valide e Kosovës për personin e vdekur jashtë Kosovës
3. Taksa komunale.
 
XXXI. VËRTETIM MBI NËNSHTETËSINË
1. Kërkesën në zyrën nr.1-arkiv
2. Certifikatën e lindjes për palën që kërkon vërtetonë
3. Letërnjoftimi ose pasaporta valide e Kosovës
4. Pagesa e taksës.
 
XXXII. NDRRIMI I EMRIT PERSONAL
1. Kërkesa në zyrën nr.1-arkiv
2. Certifikata e lindjes aktuale-origjinal;
3. Letërnjoftimi ose pasaporta (document identifikimi) foto-kopje
4. Vërtetimi nga Gjykata kompetente se nuk ka lëndë aktive në Gjykatë ai person
5. Deklarata e palës (mbi arsyerat e ndryshimit) për të mitur deklarata e prindërve
6. Taksa komunale për Aktvendim