Obligimet e kryetarit

Kryetari i komunës

Neni 24

Zgjedhja e kryetarit të komunës

24.1 Kryetari i komunës zgjedhet drejtpërdrejt nga njerëzit që kanë të drejtë vote në komunë në përputhje me Ligjin mbi zgjedhjet komunale që është në fuqi. 

24.2 Kryetari i komunës zgjedhet për mandat të njëjtë sikurse këshilltarët e kuvendit. Asnjë person nuk do të shërbejë më tepër se dy mandate si kryetar i komunës. 

24.3 Kur kryetari i komunës mungon përkohësisht ose kur përkohësisht nuk ka mundësi të shtrojë funksionin e kryetarit, ai e cakton një anëtar të Bordit të drejtorëve që përkohësisht të ushtrojë funksionin e kryetarit, me përjashtim të funksioneve që i janë besuar nënkryetarit të kuvendit komunal në pajtim me nenin 13.2. 

24.4 Kuvendi komunal siguron mjete në buxhetin komunal për kompensimin e kryetarit të komunës në pajtim me ligjin në fuqi. 

Neni 25 

Dhënia e betimit ose e deklaratës për postin e kryetarit të komunës

Me rastin e zgjedhjes, kryetari i komunës e jep betimin apo deklaratën solemne përpara këshilltarëve të kuvendit komunal. Forma e betimit ose deklaratës është si vijon:

“Betohem (ose deklaroj solemnisht) se do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat e mia si kryetari i komunës së Gjilanit, me nder, besnikëri, paanshmëri, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin, në mënyrë që të sigurohen kushte për një jetë të qetë për të gjithë".

Neni 26

Shkarkimi nga posti dhe zgjedhja e kryetarit të ri të komunës

Mandati i kryetarit të komunës mund të përfundojë vetëm sipas mënyrës së përcaktuar me Ligjin aktual mbi zgjedhjet komunale. Në rast të përfundimit para skadimit të rregullt të mandatit të kryetarit, pa vonesë mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të asaj komune. 

Neni 27 

Përgjegjësitë

27.1 Kryetari i komunës kryen funksionin e kryesuesit të kuvendit komunal.

27.2 Në konsultim me kuvendin komunal, kryetari emëron drejtorët për ta ndihmuar kryetarin në kryerjen e detyrave të tij. Gjatë këtyre emërimeve, kryetari do t’i kushtojë vëmendjen e duhur përfaqësimit të drejtë të komuniteteve që jetojnë në komunë. Personat e emëruar shërbejnë si anëtarë të Bordit të drejtorëve siē është përcaktuar në nenin 30.

27.3 Kryetari i komunës kryen funksionin e kryesuesit të Bordit të drejtorëve, i cili i ndihmon kryetarit që të ushtrojë përgjegjësitë e tij.

27.4 Kryetari është përgjegjës për t’ia propozuar kuvendit komunal buxhetin vjetor për miratim. 

27.5 Kryetari i komunës është përgjegjës për zbatimin e rregulloreve të miratuara dhe vendimeve të marra nga kuvendi komunal dhe për administrimin financiar të komunës.

27.6 Kryetari ia paraqet për shqyrtim Komitetit të komuniteteve ēdo ēështje që ka të bëjë me të drejtat ose interesat e komuniteteve.

27.7 Kryetari i komunës i raporton kuvendit komunal të paktën ēdo tre muaj.

27.8 Kryetari do të ketë edhe ato përgjegjësi që i caktohen atij në pajtim me ketë Rregullore, me Statut dhe në bazë të Rregullores së punës të miratuar nga kuvendi komunal.

Neni 28

Konflikti i interesave - kryetari

28.1 Dispozitat e kapitullit 2, nenit 17 zbatohen përshtatshmërisht për kryetarin e komunës.

28.2 Pas zgjedhjes, kryetari duhet të përfundojë sa më shpejt që është e mundur ēdo kontratë ose lidhje e cila mund ta vë në dyshim mundësinë e kryerjes së obligimeve të tij në mënyrë të drejtë dhe të paanshme.