Drejtoria e Administratės sė Pėrgjithshme

 

Kryen këto shërbime:

I. CERTIFIKATË JETE 

1. Kërkesa

2. Letërnjoftimi ose pasaporta valide (fotokopje)

3. Pala të jetë prezent personalisht te zyrtari kompetent

4. Vendimi i pensionit-për shfrytëzuesit e pensionit (fotokopje)

5. Pagesa e taksës.

 

II. CERTIFIKATË VENDBANIMI

1. Kërkesa në zyrën nr.1-arkiv

2. Letërnjoftimi i UNMIK-ut-fotokopje

3. Dokumenti për posedim në pronësi personale shtëpi ose banesë, apo kontrata mbi qiranë (nëse shfrytëzohet me qira objekti) të vërtetuar në Gjykatën kompetente-fotokopje

4. Dëshmia mbi afërsinë familjare me pronarin-shfrytëzuesin juridik të objektit-fotokopje

5. Pagesa e taksës. 

 

III. CERTIFIKATË E JETËS NË BASHKËSI FAMILJARE

1. Kërkesa në zyren nr.1-arkiv

2. Letërnjoftimi-fotokopje

3. Certifikata e lindjes-kurorës-fotokopje

4. Certifikatat e lindjes për gjithë anëtarët e familjes së ngushtë me të cilët jeton në bashkësi familjare-fotokopje

5. Pagesa e taksës. 

 

IV. CERTIFIKATË MBI STATUSIN MARTESOR

1. Kërkesën në zyrën nr.1-arkiv

2. Certifikata e lindjes-origjinali

3. Deklarata me dy dëshmitarë që posedojnë letërnjoftime të UNMIK-ut. Procedura e dhënies së deklaratës kryhet te zyrtari kompetent komunal

4. Nëse pala ësht shkurorëzuar-Aktgjykimin mbi shkurorëzimin nga Gjykata kompetente vendore

5. Nëse pala ka prish martesën në botën e jashtme atëherë aktgjykimi i atij shteti duhet të pranohet me aktvendim të Gjykatës së Qarkut, si dëshmi në procedurë

6. Nëse pala jeton jashtë Kosovës duhet edhe vërtetimi nga NOTARI i atij shteti se pala nuk ka të lidhur martesë në atë shtet ose nga Ofiqaria e gjendjes civile

7. Pagesa e taksës. 

 

V. VËRTETIM VENDQËNDRIMI

1. Kërkesa në zyrën nr.1-arkiv

2. Pasaporti valid i palës që kërkon vërtetimin-fotokopje

3. Letërnjoftimi i nikoqirit-pronarit të shtëpisë ose banesës-fotokopje

4. Dëshmia e nikoqirit mbi pronësinë-shfrytëzimin e shtëpisë-banesës-fotokopje

5. Pagesa e taksës. 

 

VI. VËRTETIM IDENTITETI

1. Kërkesa në zyrën nr.1-arkiv

2. Letërnjoftimi ose pasaporta valide-fotokopje

3. Dokumenti që është kontestues me identitetin e palës-fotokopje

4. Deklaratat e dy dëshmitarëve (me letërnjoftime ose pasaporta të UNMIK-ut) mundësisht të familjes së vetë dhe që i përkasin moshës sa më të vjetër dhe që i njofin mirë rrethanat për rastin konkret, si dhe taksa.

5. Pagesa e taksës. 

 

VII. VËRTETIM PËR PRANIMIN E MJETEVE MATERIALE

1. Kërkesa në zyrën nr.1-arkiv

2. Certifikata e lindjes e personit që punon në botën e jashtme-fotokopje

3. Adresa e saktë e vendbanimit dhe ndërmarrjes ku punon pala në botën e jashtme

4. Certifikatat e lindjes për vëllezër e motra-fotokopje, gjersa për prindër-letërnjoftimet

5. Deklarata e palës (nga familja e ngushtë) që ka pranuar mjete shumën e mjeteve, përfshirë edhe të dhënat për të hyrat vjetore në familje nga gjitha veprimtaritë

6. Pagesa e taksës. 

 

VIII. CERTIFIKATË QË MBAN FAMILJEN

1. Kërkesa në zyrën nr.1-arkiv

2. Certifikata e lindjes-kurorëzimit e personit që punon në botën e jashtme-fotokopje

3. Adresa e saktë e vendbanimit dhe ndërmarrjes ku punon pala në botën e jashtme

4. Certifikatat e lindjes për vëllezër e motra–fotokopje, gjersa për prindër-letërnjoftimet

5. Pagesa e taksës. 

 

IX. CERTIFIKATË FAMILJARE PËR PENSIONISTË

1. Kërkesa në zyrën nr.1-arkiv

2. Vendimi i palës mbi pensionimin nga bota e jashtme-fotokopje

3. Letërnjoftimi ose pasaporta valide e palës-fotokopje

4. Certifikata e lindjes-fotokopje

5. Certifikata e kurorëzimit-fotokopje

6. Certifikatat e lindjes për fëmijët e pamartuar, gjersa për fëmijët e martuar certifikata e kurorëzimit

7. Pagesa e taksës. 

 

X. VËRTETIMI PËR SHTESA FËMIJËRORE

1. Kërkesa në zyrën nr.1-arkiv

2. Certifikata e lindjes së aplikantit për shtesa-fotokopje

3. Certifikata e kurorëzimit për prindërit ose letërnjoftimet e tyre-fotokopje

4. Vërtetimet përkatëse nga shkollat për qdo fëmijë

5. Pagesa e taksës. 

 

XI. DEKLARIM PERSONAL PËR PENSIONISTË

1. Kërkesa në zyrën nr.1-arkiv

2. Letërnjoftimi ose pasaporta valide-fotokopje

3. Certifikata e kurorëzimit-fotokopje

4. Certifikatat e lindjes (për fëmijët e pamartuar) dhe e kurorëzimit (për fëmijët e martuar)

5. Pagesa e taksës. 

 

XII.VËRTETIM PËR SHPENZIMET E VARRIMIT

1. Kërkesa në zyrën nr.1-arkiv

2. Certifikata e vdekjes-vërtetimi mbi vdekjen e personit

3. Dëshmia mbi afërsinë familjare te aplikuesit me të vdekurin (letërnjofti, certifikata e lindjes, kurorëzimit etj.)

4. Dëshmitë-provat materiale mbi çdo shpenzim të krijuar veç e veç për përgatitje dhe varrim.

5. Pagesa e taksës. 

 

XIII. VËRTETIMI I ORIGJINALITETIT TË DOKUMENTIT

1. Dokumenti origjinal për të cilin duhet të vërtetohet origjinaliteti

2. Dy fotokopje të çdo dokumenti për të cilën vërtetohet origjinaliteti

3. Taksa për çdo akt-kopje të vërtetuar.

 

XIV. VËRTETIME TË NDRYSHME SIPAS SPECIFIKAVE TJERA

Palëve në procedurë të rregullt administrative mund t`iu lëshohen edhe certifikata e vërtetime tjera sipas specifikave dhe nevojave eventuale “ad-hoc” nga rasti në rast.

 

XV. CERTIFIKATA E LINDJES

1. Kërkesa te ofiqari - i autorizuari

2. Shënimet nga librat e amzës për regjistrimet e lindjeve të  periodës përkatëse

3. Certifikata e vjetër e lindjes-fotokopje (rastet e lindjeve para vitit 1981)

4. Të shfrytëzohen fletëparaqitjet nga spitali (rastet e lindjeve pas vitit 1981)

5. Pagesa e taksës. 

 

XVI. CERTIFIKATA ZËVENDËSUESE E LINDJES

1.Kërkesa te ofiqari (i autorizuari)

2.Dokumenti personal i vjetër i lëshuar para vitit 1999 si: Certifikatë të kurorëzimit, letërnjoftim, pasaportë, index diplomë, dëftesë shkolle, patent-shofer etj.- fotokopje

3. Certifikatë e kurorëzimit të prindërve ose dy letërnjoftimet e tyre - fotokopje

4. Pagesa në emër të taksës komunale. 

 

XVII. CERTIFIKATA E KURORËZIMIT

1.Kërkesa te ofiqari-i autorizuari

2. Shënimet nga Librat e Amzës për regjistrimin e martesave të  periodes përkatëse

3. Certifikatë e vjetër e kurorëzimit-fotokopje

4. Pagesa e taksës. 

 

XVIII. CERTIFIKATË ZËVENDËSUESE E KURORËZIMIT

1.Kërkesa te ofiqari-i autorizuari

2. Shënimet nga procesverbalet martesorë të vjetër

3. Procedurë e zhvilluar nga zyrtari kompetent i Sektorit, për verifikimin e provave  mbi ekzistimin e martesës përkatëse përmes deklaratave dhe shënimeve zyrtare dhe nxjerrja e Konkluzionit përkatës nga drejtori i Drejtorisë për riregjistrimin e asaj martese në librat përkatëse dhe lëshimin e certifikatës zëvendësuese.

4. Pagesa e taksës (nëse nxirret Konkluzioni). 

 

XIX. CERTIFIKATA E VDEKJES

1.Kërkesa te ofiqari-i autorizuari

2.Shënimet nga Librat e Amzës mbi regjistrimet e vdekjes të periodës përkatëse

3.Certifikatë të vjetër të vdekjes, për palën përkatëse

4.Pagesa e taksës. 

 

XX. A K T V D E K J A

1. Kërkesa te ofiqari-i autorizuari

2. Certifikata e vdekjes (origjinali)

3. Certifikata e lindjes dhe letërnjoftimi apo pasaporti i personit antarit të ngushtë të familjes (ose të autorizuarit) që kërkon Aktvdekjen - fotokopje

4. Deklarata e palës-kërkuesit të aktvdekjes mbi afërsinë familjare, numrin dhe rendin e trashëgimtarëve të të vdekurit

5. Lista poseduese dhe dëshmitë tjera eventuale (kontrata, tapia, testamenti etj) mbi posedimin e paluajtëshmërisë së personit të vdekur

6. Pagesa e taksës komunale.  

 

XXI. REGJISTRIMET E LINDJEVE

1. Fletëparaqitja prej institucionit të maternitetit për të posalindurin

2. Certifikata e kurorëzimit për prindët e të posalindurit

3. Deklaratat e dy prindërve mbi pranimin e atësisë proces -verbali nëse prindërit e të posalindurit nuk janë të kurorëzuar

4. Nëse fëmija është i lindur jashtë institucionit shëndetësor, pala në procedurë duhet të sjellë Vërtetimin mbi vaksionimin e fëmijës (BGZH.vaksina) nga institucioni përkatës si dhe deklaratat e dy dëshmitarëve, të cilët i njohin rrethanat e lindjes së atij personi, taksa për deklaratë të çdo dëshmitari

5. Dokumentet personale identifikuese për prindërit e të posa-lindurit (letërnjoftimi ose pasaporta). 

 

XXII. REGJISTRIMI I FËMIJËS TË GJETUR - AKTVENDIMIT TË QENDRËS  PËR PUNË SOCIALE OSE AKTGJYKIMIT VALID

1. Raporti nga policia i dërgohet Qendrës për Punë Sociale e cila pastaj bie Aktvendim për regjistrimin e fëmijës së gjetur me gjitha shënimet e sakta për personin e gjetur

2. Zyrtari për regjistrim - ofiqari në bazë të Aktvendimit të Qendrës për Punë Sociale bënë regjistrimin e fëmijës në Librin e Amzës së të lindurve për atë teritor dhe në shtyllat (rubrikat) e librit të Amzës ku duhen të shënohen gjeneralitë e fëmijës. Shënohet teksti në mënyrë vertikale me të dhënat nga Aktvendimi siç janë: kush e gjeti fëmijën, ku, kur e gjeti etj.

3. Sipas Aktvendimit të Qendrës për Punë Sociale mbi ADOPTIMIN  E  PLOTË  të fëmijës me ç`rast të dhënat për prindër i shënohen ato të cilat i kanë bashkëshortët adoptues, gjersa te ADOPTIMI JO I PLOTË (kur palës i caktohet kujdestari) në shtyllën (rubrikën) ”Vërejtje” të Librit të Amzës do të konstatohet caktimi i kujdestarisë - pra shënimet e prindit nuk i ndërrohen

4. Regjistrimi sipas Aktgjykimit të Gjykatës kompetente do të bëhet me rastin e vërtetimit të atësisë-amësisë vetëm pas plotëfuqishmërisë së Aktgjykimit. 

 

XXIII. REGJISTRIMET E MË VONSHME TË LINDJEVE

1. Kërkesa në zyrën nr.1-arkiv për regjistrimin e më vonshëm

2. Fletëparaqitja e institucionit të maternitetit për të lindurin

3. Certifikata e kurorëzimit për prindërit e fëmijës që duhet regjistruar-fotokopje

4. Letërnjoftimet apo pasaportat e prindërve të fëmijës që regjistrohet

5. Deklaratat e dy dëshmitarëve (me letërnjoftime ose pasaportë valide) që din dhe njohin të gjitha rrethanat e asaj lindje, pagesa për deklaratë-dëshmitar

6. Procedura e zhvilluar nga zyrtari kompetent dhe nxjerrja e Aktvendimit mbi  regjistrimin e mëvonshëm të lindjes për personin në procedurë.

7. Pagesa e taksës. 

 

XXIV. REGJISTRIMI  I FËMIJËVE TË LINDUR NË BOTËN E JASHTME

1. Certifikata origjinale e fëmijës, lindjen e të cilit duhet regjistrur në Kosovë e përkthyer në gjuhën zyrtare të paraparë në Kosovë

2. Certifikata e kurorëzimit të prindërve të fëmijës që regjistrohet-fotokopje

3. Pasaportat ose letërnjoftimet valide të prindërve që e regjistrojnë fëmijën-fotokopje

 

XXV. LIDHJA E MARTESAVE - KURORËZIMI

1. Kërkesa për lidhjen e kurorëzimit te ofiqari

2. Certifikatat e lindjes për dy palët e interesuara për kurorëzim-origjinal

3. Certifikatat - Vërtetimet e statusit martesor për dy palët-origjinal

4. Plotësimi i procesverbalit mbi lidhjen e martesës nga palët dhe dëshmitarët

5. Letërnjoftimet ose pasaportat valide të palëve që lidhin kurorë dhe dëshmitarëve

6. Prezenca obligative e dy palëve që lidhin kurorë dhe dëshmitarëve në momentin e lidhjes së kurorës mes palëve

7. Për palët e shkurorëzuara duhet bashkangjitur edhe aktgjykimin mbi prishjen e kurorës nga Gjykata kompetente ose Aktvendimin mbi pranimin-njohjen e aktgjykimit

8. Certifikata e vdekjes së bashkëshotit të mëparshëm nëse ka ndodhur vdekja

9. Te personat jomadhorë Aktvendimi i Gjykatës mbi lejimin e martesës

10. Pagesa e taksës, e cila dallon, varesisht se ku kryhet kurorezimi (brenda apo jashte selisë së Drejtorisë). 

 

XXVI. KURORËZIMI ME SHTETAS TË HUAJ

1. Kërkesa në zyrën nr.1-arkiv

2. Certifikatat e lindjes për dy palët-origjinale

3. Vërtetimet mbi statusin martesorë për dy palët-origjinal

4. Pasaportat ose letërnjoftimet për dy palët-fotokopje

5. Vërtetimin mbi vendbanimin e palës nga shteti ku jeton-fotokopje

6. Prania e palëve që lidhin kurorë dhe dëshmitarëve në momentin e kurorëzimit

7. Aktvendimi i Gjykatës kompetente mbi lejimin e martesës për personin jomadhor

8. Plotësimi i Procesverbalit mbi lidhjen e martesës nga palët dhe dëshmitarët

9. Palët e shkurorëzuara duhet bashkangjitur edhe Aktgjy-kimin mbi prishjen e kurorës nga Gjykata kompetente ose Aktvendimin mbi pranimin-njohjen e Aktgjykimit

10. Certifikata e vdekjes së bashkëshkëshortit nëse ka ndodh dhe pagesa e taksës. 

 

XXVII. REGJISTRIMET E MARTESAVE TË BËRA JASHTË  KOSOVËS

1. Certifikata origjinale mbi lidhjen e martesës nga shteti tjetër ku pala ka lidh martesë të përkthyer në gjuhën zyrtare të Kosovës

2. Letërnjoftimin ose pasaportën valide

3. Kur është Certifikata e pakompletuar me shënimet e prindëve, pala duhet të sigurojë edhe certifikatat e lindjes për dy bashkëshortët

4. Taksa komunale.                                

 

XXVIII. REGJISTRIMI  I VDEKJEVE

1. Dëshmia nga Institucioni shëndetësorë mbi vdekjen e personit ose Aktvendimi i Gjykatës kompetente mbi shpalljen e personit për të vdekur-origjinali

2. Letërnjoftimi ose pasaporta e personit të vdekur-fotokopje

3. Pagesa e taksës komunale. 

 

XXIX. REGJISTRIMI I MËVONSHËM  I VDEKJES

1. Kërkesa në zyrën nr.1-arkiv

2. Dëshmia nga Institucioni shëndetësorë mbi vdekjen e per-sonit ose Aktvendimi i Gjykatës kompetente mbi shpalljen e personit për të vdekur-origjinal

3. Deklaratat e dy dëshmitarëve të cilët janë në dijeni të drej-tëpërdrejtë për vdekjen e personit të lartëshënuar dhe pagesa për një deklaratë të dëshmitarit

4. Nxjerrja e Aktvendimit mbi regjistrimin e mëvonshëm të vdekjes nga zyrtari kompetent

5. Letërnjoftimi ose pasaporta e personit të vdekur

6. Pagesa e taksës komunale. 

 

XXX. REGJISTRIMI I VDEKJEVE TË NDODHURA JASHTË KOSOVËS

1. Certifikata e vdekjes për personin e vdekur jashtë Kosovës e përkthyer në gjuhën e paraparë si gjuhë zyrtare në Kosovë

2. Letërnjoftimi ose pasaporta valide e Kosovës për personin e vdekur jashtë Kosovës

3. Taksa komunale. 

 

XXXI. VËRTETIM MBI NËNSHTETËSINË

1. Kërkesën në zyrën nr.1-arkiv

2. Certifikatën e lindjes për palën që kërkon vërtetonë

3. Letërnjoftimi ose pasaporta valide e Kosovës

4. Pagesa e taksës. 

 

XXXII. NDRRIMI I EMRIT PERSONAL

1. Kërkesa në zyrën nr.1-arkiv

2. Certifikata e lindjes aktuale-origjinal;

3. Letërnjoftimi ose pasaporta (document identifikimi) foto-kopje

4. Vërtetimi nga Gjykata kompetente se nuk ka lëndë aktive në Gjykatë ai person

5. Deklarata e palës (mbi arsyerat e ndryshimit) për të mitur deklarata e prindërve

6. Taksa komunale për Aktvendim

Linqet e Shpejta

  • Profili i drejtorit
  • Dokumentet


    Gjilani